Kjo hapësirë është QENDRA E MEMORIES SË SHKOLLËS, ku do të prezantohet historiku i saj, kujtimet dhe mbresat e nxënësve e mësuesve ndër vite.

RRETH NESH

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” hapi dyert për herë të parë në fillim të vitit shkollor 1984-1985 duke përfshirë fillimisht nxënës të viteve të dyta të gjimnazit të vjetër, nxënës të shkollës së mesme të ndërtimit dhe të shkollës së muzikës. Një vit më vonë u kthye tërësisht në shkollë të mesme të përgjithshme duke u njohur si gjimnazi i ri. Mori emrin e njërit prej figurave të njohura të arsimit tonë kombëtar, mësuesit Perikli Ikonomi. Për mbi një dekadë ky gjimnaz numëronte deri në 1200 nxënës në vit, ndërsa aktualisht në të mësojnë rreth 500 nxënës dhe japin mësim mbi 30 mësues.

Që në fillimet e veta u profilizua si qendër e aktiviteteve sportive, duke pasur edhe mjediset më të përshtatshme në qytetin e Fierit. Nxënësit e gjimnazit të ri vazhdimisht shquhen në konkurset, kampionatet dhe olimpiadat lokale duke i dhuruar shkollës një seri medaljesh dhe titujsh fitoreje në të gjitha fushat e jetës kulturore e artistike të institucioneve arsimore në Fier.

Shkolla është rikonstruktuar së fundmi në vitin 2017 dhe ka veç laboratorëve të tjerë, edhe dy kabinete të mësimdhënies digjitale, palestër, si edhe terrenin sportiv më të madh ndër shkollat e qytetit të Fierit.

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” e lidh emrin e vet me shumë njerëz të suksesshëm të qytetit që studiuan në këtë shkollë dhe mësues të vlerësuar në qytet, të cilët dhanë kontributin e tyre këtu për vite me radhë.

Portfolio Image
Mbyll

Gjimnazi i Ri

Prej vitit 1984

Ndërtimi i shkollës së re filloi në vitin 1982, ndërsa në vitin 1984, me rastin e festave të nëntorit, filloi të funksionojë si shkollë e bashkuar me nxënës të viteve të dyta të gjimnazit të vjetër, nxënës të shkollës së mesme të ndërtimit dhe nxënës të arsimit 8-vjeçar të transferuar nga shkolla artistike.

Në vitin shkollor 1985-1986 funksionoi vetëm si shkollë e mesme e përgjithshme, e njohur si gjimnazi i ri, emër me të cilin vijon të njihet edhe sot. Në vitet e para të saj shkolla ka pasur deri në 1200 nxënës, nivel të cilin e ka ruajtur deri në vitet 2000.

Aktualisht shkolla ka rreth 500 nxënës të qytetit të Fierit dhe rrethinave. Shkolla ka një sipërfaqe të territorit prej 13300 m2 dhe sipërfaqe të objektit 1298 m2. Ka 4 kate me 36 mjedise për klasa, laboratorë, zyra, palestër dhe hapësira ndihmëse. Është nga të paktat shkolla në qytet që ka ruajtur një fushë sportive funksionale. Shkolla ka pasur një rikonstruksion të pjesshëm në vitin 1999 me një donacion nga një organizatë katolike amerikane. Në vitin shkollor 2016-2017 ndërtesës iu krye rikonstruksion i plotë me fonde të Bashkisë Fier.

Portfolio Image
Mbyll

Perikli Ikonomi

1892-1977

"Mësues i Merituar"

Personalitet i shquar i arsimit shqiptar që në vitet e para të Shqipërisë së pavarur, erudit dhe patriot i devotshëm për çështjen kombëtare.

Ishte nxënës i shkollës së Korfuzit dhe i gjimnazit "Zosimea" në Janinë. Në vitet '30 ishte drejtori i shkollës femërore dhe më pas i shkollës nr. 1 në Fier.

Autor i teksteve të para shkollore për gjeografinë "Atdheshkronja e plotë", "Atdheshkronja praktike", "Mineralogjia" dhe botimeve shkencore si "Tomorri dhe Dodona pelazgjike".

Portfolio Image
Mbyll

Aktivitet kulturor

23 maj 2018

Sesion shkencor kushtuar figurës së Perikli Ikonomit, emrin e të cilit mban kjo shkollë. Maj 2018.

Portfolio Image
Mbyll

Shkolla kur po ndërtohej

fotografi e vitit 1984

Portfolio Image
Mbyll

Pas provimit të maturës

në vitin 1988

Portfolio Image
Mbyll

Foto nga konferenca

për historikun e shkollës

Portfolio Image
Mbyll

Shënime mbi historikun e shkollës

mbajtur nga drejtori i parë i gjimnazit të ri, Sokrat Plaku

1989

Portfolio Image
Mbyll

Albumi i parë

i aktiviteteve sportive

1989

Portfolio Image
Mbyll

Aktivitet sportiv

në oborrin e shkollës

2019

Portfolio Image
Mbyll

Ceremonia e diplomimit të maturantëve

korrik 2022

Portfolio Image
Mbyll

Salla e projekteve

të krijuara nga nxënësit

Kreu